Google Ads – Si të bëjmë lidhjen me GA4

lidhja e google ads me GA

Në këtë artikull keni një guidë të shkurtër dhe të thjesht sesi mund të bëhet lidhja e Google Ads me Analytics, por përpara se të kalojmë te guida të shpjegojmë fillimisht se pse duhet të bejme lidhjen midis këtyre dy platformave:

Lidhja ju lejon të shihni ciklin e plotë të klientit, nga mënyra se si përdoruesit ndërveprojnë me reklamën tuaj deri në mënyrën se si ata përfundimisht përfundojnë qëllimet që ju keni vendosur për ta në faqen tuaj (p.sh duke bërë blerje, qëndrimin në web).

Nëse nuk keni krijuar më parë fushatë në Google Ads, ju sugjeroj të lexoni edhe artikullin: Bazat e Google Ads;

Pse të lidhni Google Ads dhe Analytics?

  • Shikoni të dhënat e performancës së reklamave dhe faqeve në raportet e Google Ads në Analytics.
  • Importoni objektivat(goals) e Analytics në llogarinë tuaj të Google Ads.
  • Importoni matjet e analitikës si bounce rate në llogarinë tuaj të Google Ads.
  • Përmirësoni remarketing tuaj të Google Ads me audiencën e Analytics dhe Remarketing Dinamik.

Si të lidhni Google Ads dhe Analytics?

lidhja e google ads me analyticsGoogle Analytics tashme ka dhe një version më të ri i cili quhet GA4, prandaj në këtë guidë do të gjeni të dyja mënyrat e lidhjes, pra me Universal Analytics (që është versioni më i përdorur) si edhe GA4. Sigurohuni që te email-i me të cilin logoheni në Google Ads, keni akses edhe te Google Analytics përkatës.

Logohemi te account ku duam të bëjmë lidhjen. Shkojmë te “Tools & Settings” dhe më pas “Linked Accounts”

Lidhja e Google Ads me GA4

Në rastin e GA4 do përzgjedhim Google Analytics (GA4) & Firebase

aktivizo autotagging Sigurohemi që të aktivizojmë Auto-tagging, kjo i lejon Google Ads të mari informacionet dhe të dhënat nga Analytics.

 

importo audiencat nga analyticsMë pas bëjmë link duke aktivizuar (bërë on) edhe importimin e audiencave të GA.

Lidhja e Google Ads me Google Analytics Universal

Në rastin e GA4 do përzgjedhim Google Analytics (UA)

lidhja universal analytics Sigurohemi që të aktivizojmë Auto-tagging, kjo i lejon Google Ads të mari informacionet dhe të dhënat nga Analytics. Më pas bëjmë link duke bërë on) edhe importimin të dhënave.

 

Urime! Tashmë keni lidhur Google Ads me Google Analytics dhe mund të shikoni dhe analizoni të dhënat e vizitorve në fushatën tuaj. Komentoni si ju duk kjo guidë dhe sugjerime mbi artikujt e ardhshëm 😊

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *