Bazat e Google Ads

bazat e google ads

Google Ads për fillestar
Gjithcka që duhet të dini

Jeni i ri në Google Ads? Apo sapo e keni degjuar si term dhe doni të kuptoni më shumë rreth kesaj platforme? Atëherë ky artikull është për ju.
✎  Google Ads njihet edhe me termin Google Adwords. 
Prej 24 Qershor 2018 Google modifikoi emrin e platformës nga Google Adwords në Google Ads. Emërtimi aktual përfaqëson më mirë terësine e shërbimeve të ofruara nga platforma. Ka nje gamë më të gjerë mundësish, jo vetëm me ‘words’ – keywords.

Google Ads është një platformë e vendosur në dispozicion nga Google e cila mundëson krijimin dhe vendosjen online të lajmërimeve te ndryshëm si në rrjetin e kërkimit Google, po ashtu edhe në site të tjera të cilat bëjnë pjesë e programit Adsense. Nëpermjet Google Ads ju mund të arrini objektiva të ndryshëm të biznesit tuaj si: telefonata, shitje, ndërgjegjesimin e markës, trafik në website etj. Për të filluar me Google ads duhet të krijoni një account në ads.google.com dhe brënda këtij account-i mund të krijoni fushata të ndryshme në bazë të asaj se cfarë kërkoni të arrini nga një fushatë e caktuar.

Struktura e Google Ads

Në një account Google Ads mund të krijojmë disa fushata (për demostrim në screenshot më lart janë paraqitur vetëm dy fushata). Brënda një fushate krijohen disa grupe lajmërimesh me idenë e ndarjes së shërbimeve, dhe në një grup ne kemi mundësinë të krijojmë disa lajmërime dhe fjalë kyce të ndryshme.
Celësi kryesor i një fushate të strukturuar mire është përzgjedhja e duhur e fjalëve kyce.

Mendoni si një klient kur krijoni listen e keyword-eve për të inseruar dhe gjithmonë kujdesuni që nëse doni të arrini një target specifik klientësh të zgjidhni keyworde specifike në mënyre që edhe buxheti që do vendosni në disposizion mos të shpenzohet më kot. Psh. nëse do reklamoni një dyqan rrobash për fëmijë dhe fokusoheni te veshjet firmato, atëherë nuk do ju interesonte një keyword i përgjithshëm si: ‘dyqan rrobash’ apo ‘bluza firmato’ por fjalë kyce specifike si ‘veshje firmato për fëmijë’. Nëse doni të arrini më shume njerëz mund të zgjidhni keyworde më të përgjithshme si “veshje për fëmije’ duke i qendruar gjithmonë fjalëve kyce të përshtatshme për kategorinë e biznesit tuaj.

Të gjejmë keyword-et apo fjalët kyce te përshtatshme

Duhet të keni parasysh faktin që keyword-et e pershtatshme nuk mund ti gjeni vetem me hamendje. Natyrisht, ju mund të mendoni se cfarë lloj kërkimi bën klienti juaj potencial duke e vendosur veten në ‘këpucët e tij’, por gjithashtu keni nevojë për ndihmën e strumenteve të ndryshëm për të gjetur variante të tjera, apo versione të cilat janë të kërkuara (kanë një ‘search volume’ të lartë) dhe janë të përshtatshme për biznesin përkatës. Një nga strumentet kryesor për ‘keyword research’ është Keyword Planner që e ofron vet platforma e Google Ads.

Me anë të këtij strumenti keni mundësinë si të gjeni ide për fjalët kyce, po ashtu dhe të shikoni volumin e kërkimit apo një parashikim se sa shikime, klikime dhe sa do jetë kosto për klik e një fjale të caktuar. Në vazhdim në blogun tonë do të gjeni edhe artikull si të bëjmë një kërkim fjalësh kyce sa më efektive dhe strumentet kryesor që mund të përdorni. Bëni subscribe në newsletter që të lajmëroheni sapo artikulli të hidhet online.

Ndarja e grupeve te lajmërimit

Por si mund ta bëjmë ndarjen e grupeve? Grupe të ndryshme nënkupton tema të ndryshme, që mund të jenë shërbimet apo produktet që ofron biznesi për të cilën po bëni reklamimin.
Për ta pasur më të lehtë ndarjen në grupe lajmërimesh, një metodë ështe te gruposh fjalët kyce me një temë te caktuar bashkë. Marim një shëmbull konkret, nëse do bëjme një fushatë ‘Search’ (më poshtë shpjegimi i tipologjisë së fushatave të disponueshme në Google Ads) për Flowers4Tirana.

Atëhere, një mundësi organizimi i grupeve të lajmerimit mund të ishte për llojet e luleve. Psh në bazë të luleve që kerkohen më shumë,  ‘lule bore’, ‘buqetë me trëndafila’ do ishin dy grupe të vecanta. Një mënyrë tjetër mund të ishte në bazë të rasteve, krijojme nje grup te pergjithshem per kërkesa buqeta lulesh dhe disa grupe te tjera për kërkesat në rastet e evenimenteve te cilat do ishin aktive vetëm me rastin e festave, si psh për krishtlindje.

Normalisht, në të dyja rastet duhet te ketë edhe nje grup të përgjithshëm për ‘porosit lule online’ sepse ky është objektivi kryesor i reklamimit tuaj.

Organizimit të faqeve te website-i të Flowers4Tirana është një nga versionet ideale për tu punuar me Google Ads. Pasi pavarsisht mënyrës sesi do i ndani grupet e lajmërimeve, Google Ads ju mundëson të vendosni dhe url të personalizuara për keyword, që do të thotë në rast se një klient kërkon ‘buqete lule” ju e dërgoni te faqja me buqeta të ndryshme lulesh, dhe kështu % e konvertimit do të jetë më e lartë.

Një detaj tjetër që përcakton nëse fushata juaj do të jetë e sukseshme apo jo, ështe dhe krijimi i lajmerimit. Ka shumë rëndësi se cfarë do shkruani te lajmerimi dhe sa terheqes është ai. Por për këtë, dhe për të hyrë akoma më në brendësi të platformës, do shpjegohet me detaje në një artikull tjeter.

Llojet e fushatave

Llojet e fushatave që vendos në dispozicion Google janë: Search, Display, Shopping, Video, App.

⦿ Search

publikoni lajmërimin në motorin e kerkimit te google dhe te partnerve te tij.

⦿ Display

publikoni lajmërimin në website të tjerë të cilët janë pjesë e programit Adsense.

⦿ Shopping

Në rast se jeni nje ecommerce kjo është ndër fushatat qe bën për ju. Keni mundesine të publikoni produktet tuaj në Google Search dhe Shopping.

⦿ Video

reklamoni video-n tuaj në youtube dhe përzgjidhni ju se ku dhe cilëve utent duhet ti shfaqet publiciteti juaj.

⦿ App

reklamoni aplikacionin e biznesit për të pasur sa më shumë shkarkime apo rritje të angazhimit në aplikacion.

Termat kryesor

Më poshtë po ju rëndis disa nga termat kryesor që duhet të dini dhe shpjegimin përkatës:

► Budget

Është buxheti që vendosni në dispozicion të Google. Një limit ditor ose mujor, me të cilin i specifikoni Google-it që nuk doni ta tejkaloni.

► Objektivi

është objektivi që vendosni në nivel fushate, ajo cfarë doni te arrini nga fushata qe po krijoni. Mund të jetë shitje, telefonata/kontakte apo trafik në website.

► CPC

Kosto për cdo klikim. Një nga parametrat që do ju duhet të kontrolloni shpesh është se sa po shpenzoni për cdo klikim.

► CTR

‘Clic throught rate’ pasqyron përqindjen e clic/impression. Pra, sa utent kanë klikuar mbi lajmërim, nga totali i utentve që kanë parë lajmërimin. Për fushatat search sugjerohet një CTR më të lartë se 3%.  Një CTR më e ulët nënkupton që lajmërimi nuk pasqyron atë që kërkon utenti, pra një papërshtatshmëri të lajmërimit me fjalët kyce.

► Landing Page

Në fjale të thjeshta, është faqja ku ju i dërgoni utentet në momentin që ka klikuar. Eshtë thelbësore që webfaqja të përcjelli të njëjtin mesash si lajmërimi.

► Conversion & Conversion Rate

Termi konversion përdoret për cdo aksion që ju keni si objektiv për një fushatë të caktuar. Psh. nëse juve ju intereson të merni sa më shumë telefonata atëherë për ju ‘conversion’ quhet telefonata. Do ju duhet të analizoni sesa është % e konvertimit. Kështu, kuptoni optimizimet që mund ti bëni fushatës për te pasur sa me shumë konvertime me nje kosto optimale.

Ky artikull është një përmbledhje e përgjithshme që duhet te keni parasysh rreth një fushatë në Google Ads. Por kjo platformë ka aq shumë detaje dhe mënyra optimizimi sa është e pamundur të shpjegohen në nje artikull të vetëm. Rregjistrohuni në newsletter dhe qëndroni të përditesuar!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *