Trajnime online dhe certifikime nga Google

certifikata nga google

Opsionet e mësimit online nga Google

Google Digital Garage (falas)
Skillshop (falas)
Grow With Google (me pagesë)

Trajnime dhe certifikata nga google

Gjërat që duhet të dini rreth certifikatave të Google

  • Janë 100% certifikata online që do të thotë se ju mund t’i përfundoni kurset në internet pa pasur nevojë të ndiqni një klasë personalisht.
  • Kurset e Google janë projektuar dhe ndërtuar nga ekspertë që punojnë në Google.
  • Secili certifikim është i pajisur me ID e plotësimit për besueshmëri.

Google Digital Garage

certifikata google digital garageKy trajnim përmban informacione mbi bazat e dixhital marketing dhe ka 26 module të cilat mund ti studioni në mënyrë autodidakte. Në fund të trajnimit ju keni mundësinë të certifikoheni. Kurs i akredituar nga “Interactive Advertising Bureau Europe” dhe “The Open University”. Modulet janë të mbushura plot me ushtrime praktike dhe shembuj të botës reale për t’ju ndihmuar ta ktheni njohurinë në veprim.

Pse ta merrni këtë certifikatë?

Ju duhet të konsideroni studimin për këtë certifikim nëse dëshironi të ndiqni një karrierë në marketingun dixhital.

Duke ndjekur këtë kurs, ju do të ndërtoni aftësitë e nevojshme për të punuar me kanale të ndryshme të marketingut dixhital duke përfshirë:

Content Marketing
eCommerce Marketing
Email Marketing
Display Advertising
Mobile Marketing
Online Marketing Strategy

Është një kurs certifikimi që synon fillestarët dhe investimi total kohor është 40 orë. Në përfundim të studimit duhet të ndërmerni provimin e Google Garage për të mar certifikimin.

Skillshop

certifikata google skillshopMe anë të Skillshop mund të përzgjidhni midis një mori trajnimesh dhe çertifikime falas të duhura për ju.

Zhvilloni aftësitë që mund t’i zbatoni menjëherë, me kurse online të krijuar nga ekspertët e Google. Mbi të gjitha, mësoni me ritmin tuaj dhe merrni certifikimin e Google.

Merrni njohuritë që ju nevojiten për të arritur suksesin dhe fitoni certifikatat e produkteve të Google për të shfaqur ekspertizën tuaj në CV, Linkedin dhe forma të tjera.

Është vendi i duhur për të mësuar mbi Google Ads, ku gjeni trajnime të ndryshme nga fillestaret në ato më të avancuara. Certifikatat janë të vlefshme vetëm për 1 vit dhe më pas duhet të rinovohet, për shkak të risive që ka në marketingun dixhital.

Ja disa prej trajnimeve dhe certifikatave që mund të merni:

Google Ads Search Certification
Google Shopping Ads Certification
Google Analytics Individual Certification
Google Ads Display Certification

Grow With Google

Grow With Google përmban programe trajnimi fleksibël online të krijuara për të fituar aftësi të gatshme për punë në fusha karriere me rritje dhe kërkesë të lartë si IT support, Menaxhimi i Projekteve, Data Analytics dhe UX Design, të disponueshme në Coursera.org. Nuk kërkohet përvojë apo diplomë përkatëse.

Pra keni 3 alternativa për të mësuar dhe certifikuar, 2 prej të cilave janë falas. Më e sugjeruara është Skillshop, sidomos për motivin që ofron disa variante kursesh për të mësuar. Komentoni më poshtë nëse keni përdorur apo do të përdorni ndonjë prej këtyre alternativave.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *